Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Instituti „Idea“: TË RUHET HARMONIA NDËRFETARE NË ULQIN

Kleriket (1)“Ulqini çdo herë ishte vend i kuptimit frutdhënës të feve dhe kulturave dhe kjo duhet të mbetet. Detyra jonë është që këtë thesar të madh të ja lëmë në amanet gjeneratave të cilat vijnë”, u tha në tubimin “Të ruajmë harmonin ndërfetare” e cila mbrëmë u mbajt në Galerinë e Qendrës për kulturë.

Për këtë temë në mënyrë inspirative folën panelistët në këtë tubim: kryeimami i dikurshëm dhe ai i tanishëm Rexhep Lika dhe Ali Bardhi, protojerej Sinisha Smiliq dhe famullitari Simon Filipaj, si dhe profesori i shkencave islame nga Prishtina Xhabir Hamiti.

Në emër të Komunës së Ulqinit, e cila së bashku me Institutin “Idea” e organizoi këtë tubim, fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetarja Hadixha Gjoni.

Organizimine  tubimit e përshëndetën ministri në Qeverinë malazeze Mehmed Zenka, deputeti në Parlamentin shtetëror Luigj Shkrela dhe kryetari në Kuvendin komunal të Ulqinit Loro Nrekiq, e përveç të tjerëve i pranishëm ishte edhe deputeti Dritan Abazoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top