Friday , August 17 2018
Lajmi i fundit

Instituti IDEA: Urimi me rastin e muajit të Ramazanit

Instituti IdeaInstituti IDEA, me rastin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, të gjithë besimtarëve të fes Islame, ju urojmë që të kaloni një agjërim të lehtë dhe të pranueshëm nga Zoti i Plotëfuqishëm, ju urojmë që këtë muaj ta kaloni në harmoni, lumturi e mirëqenie të përgjithshme. Duke ju dëshiruar të gjitha të mirat, ju urojmë dhe ngrohtësisht ju përshëndesim.
Në këtë muaj dhe si çdo herë, ju ftojmë që në zemrat dhe shpirtin tuaj të shëndritë besimi i sinqertë, që me veprat tuaja të jeni mirëbërës, humanë e solidarë, që në sjelljet tuaja të dominojnë respekti dhe rahmeti, toleranca dhe mirëkuptimi.
Edhe një herë Instituti IDEA ju uron këtë muaj të gjithë vëllezërve dhe motrave dhe Zoti ju pranoftë çdo ibadet dhe çdo vepër të mirë Zoti ju pranoftë dhe ju shpërbleftë.
E kalofshim në ibadet ndaj Zotit xh.sh. ashtu siç dëshiron dhe na ka urdhëruar Zoti i Plotfuqishëm.

Me nderime dhe respekt.
Departamenti i Institutit IDEA
Zyra për informim, Ulqin – Mali i Zi

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top