Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Instituti: TË SHTUNËN HAPEN KUFIJTË ME VENDET E RAJONIT

Boban MugosaMali i Zi të shtunën do të hap kufijtë me vendet e rajonit – Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, paralajmëroi drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Dr. Boban Mugosha.

Ai në TV Vijesti tha se të premten do të mbahet mbledhja elektronike e Trupit Nacional Koordinues për sëmundje infektive në të cilin do të definohen mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga këto shtete.

“Kushti për hyrje në Mal të Zi me shumë mundësi do të jetë testi, por ai mbetet të përcaktohet”, shtoi Mugosha duke thënë se kufijtë hapen me kërkesën e biznesit turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top