Vlera e incidencës kumulative për periudhën nga 6 shkurti deri më 19 shkurt të vitit 2021 në Ulqin ishte 1416,5.
Sipas rregullores së Institutit për Shëndetin Publik, kjo do të thotë se Ulqini është në zonën e katërt, të ashtuquajturën zonë e kuqe.
Vlera e shkallës kumulative të incidencës të COVID-19, për periudhën 14-ditore, paraqet vlerësimin më adekuate të rrezikut epidemiologjik të sëmundjes.
Përndryshe, të hënën në Ulqin u shënuan 14 raste të reja, gjersa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 283.