Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

IPA MZ – KOSOVË 2014 – 2020: JANË KONTRAKTUAR 6 PROJEKTE NË KUADËR TË PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR

GAC MNE KOS 2Fillimi i zbatimit të gjashtë projekteve të përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së Parë për Projekt-propozime për Programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 është zyrtarizuar në mënyrë ceremoniale me datën 11 nëntor 2018 në Prishtinë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin informacion rreth projekteve të kontraktuara në kuadër të Thirrjes së Parë të këtij Programi, me rezultatet dhe aktivitetet e tyre, si dhe me të dhënat statistikore nga procesi i vlerësimit të projekt propozimeve.

Fjalimet hyrëse dhe përshëndetëse u mbajtën nga Rozafa Ukmeraj, Shefja e Strukturës Operative të Kosovës në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës (MALS), Miodrag Raçeta, Shef i Departamentit për Bashkëpunim Evropian dhe Territorial në Zyrën për Integrimin Europian të Malit të Zi, Luka Gjuriçkoviq, shef I departamentit për sigurimin e cilësisë në Drejtorinë për Financimin dhe Kontraktimin e fondeve të të BE-së (CFCU) në kuadër të Ministrisë së Financave të Malit të Zi, si dhe Libor Chlad, Zëvendës Shef i Sektorit për Bashkëpunimin në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në konferencë morën pjesë mbi 70 përfaqësues të strukturave operative të programeve dhe ministrive përkatëse të të dy vendeve, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, kryetarë komunash dhe nënkryetarë të komunave nga Mali i Zi dhe Kosova, përfaqësues të komunave, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore të të dy vendeve, si dhe përfaqësues të sektorit civil nga Mali i Zi dhe Kosova, përfaqësuesit e mediave nga Kosova dhe stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020, si dhe përfaqësuesit e përfituesve të projekteve të kontraktuar në kudër të Thirrjes së Parë të këtij Programi. Në konferencë morën pjesë Ambasadori i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi Skënder Durmishi dhe Laurent Guirkinger, përfaqësues i Komisionit Evropian – DG NEAR.

Pas fjalës hyrëse, Sanja Todoroviq, Udhëheqëse e Sekretariatit të Përbashkët Teknik paraqiti shkurtimisht objektivat dhe rezultatet e Thirrjes së Parë, pas së cilës përfituesit e granteve të 6 projekteve të kontraktuara paraqitën aktivitetet që do të zbatohen në periudhën e ardhshme.Vlera e projekteve të kontraktuara në kuadër të Thirrjes së parë të këtij Programi do të jetë 2.02 milion euro, që paraqet 99% të shumës që ishin në dispozicion sipas Thirrjes së Parë.

Për më shumë informacion, klikoni këtu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top