Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

IPA MZ-Shqipëri-Kosovë: Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të përfituesve të granteve i mbajtur në Shkodër

 

Shkodra-2Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Autoritenin kontraktues të Malit të Zi (CFCU), strukturat operuese të programit, Zyrën për Integrime Evropiane të Malit të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka organizuar trajnimin dy ditorë për ngritjen e kapaciteteve të përfituesve të granteve brenda thirrjes së parë për project-propozime në kuadër të programit të bashkëpunimit ndër kufitar IPA Mali i Zi- Shqipëri 2014 – 2020.

Trajnimi është mbajtur në Hotel Rozafa, në Shkodër (Shqipëri), dhe morën pjesë 23 përfaqësues të përfituesve të granteve. Në trajnim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Autoritetit kontraktues nga Mali i Zi, Zyra për Integrime Europiane e Malit të Zi, Zyra për Kontrollin e nivelit të parë (FLCO) – Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Republikës së Shqipërisë, si dhe drejtuesja e programit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

Trajnimi ishte i fokusuar në ngritjen dhe përfocimin e kapaciteteve të përfituesve të granteve nga Thirrja së parë për projekt-propozimeve në kuadër të programit të bashkëpunimit ndër kufitar IPA Mali i Zi- Shqipëri 2014 – 2020, duke ju mundësuar atyre të kuptojnë rregullat e raportimit dhe përdorimin e duhur të metodave dhe teknikave për publicitet dhe vizibilitet në përputhje me rregullat e BE-së.

Gjatë trajnimit dy ditorë, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen dhe të mësojnë mbi të gjithë elementet e nevojshme dhe informacionet lidhur me raportimin, publicitetin dhe vizibilitetin në përputhje me procedurat, rregullat dhe me kërkesat e BE-së. Gjithashtu, përfituesit e granteve morën udhëzime se si duhen plotësuar pjesët e raportit. Përveç kësaj, atyre ju dhanë rekomandime dhe sugjerime se si të sigurohet vizibiliteti i donatorit dhe si të përdoren mjetet e komunikimit me qëllim të informimit të publikut lidhur me projektet ndërkufitare.

Trajnimi i ofruar është pjesë e mbështetjes teknike të programit të bashkëpunimit ndërkufitarë IPA Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Evropian.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top