Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

IPA Programi MZ – Shqipëri: PËR THIRRJEN E DYTË NDAHEN 2,8 MILION EURO

IPA MNE ALBStrukturat operative të programit, Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Autortiteti konktraktues (CFCU i Malit të Zi) dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit, kanë organizuar konferencën solemne më 18 mars të vitit 2019 me rastin e shpalljes së Thirrjes së Dytë për projekt-propozime në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.

Brenda Thirrjes së Dytë për Propozime, aplikantët potencialë do të jenë në gjendje të dërgojnë projekt-propozime në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e punësimit. Shuma indikative e dedikuara për Thirrjen e Dytë arrijnë në 2,890,000.00 euro.

Në konferencë morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës, ndër të cilët ishin përfaqësues të komunave, institucioneve dhe ndërmarrjeve nacionale dhe lokale, institucioneve arsimore, përfaqësues të sektorit civil dhe përfaqësues të strukturave operative të programit nga Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues të mediave.

Pjesëmarrësve të konferencës iu janë drejtuar Zëvendës Kryenegociatorja dhe Koordinatorja Kombëtare e IPA, Ivana Glisheviq Djuroviq, Zëvendësministri për Evropën dhe punët të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sokol Dedja, Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshes se Drejtorisë së Financave dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE-së nga Ministria e Financave të Malit të Zi, Marija Vukçeviqdhe Donnata von Sigsfeld, Menaxhere Programi për Bashkëpunim Territorial në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Malin e Zi.

Pas fjalimeve hyrëse, shefja e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Sanja Todoroviq, prezantoi qëllimet e Thirrjes së Dytë, shumat në të cilan në dispozicion, si dhe rregullat e përgjithshme për dorëzimin e projekteve nga përfituesit potencialë.

Thirrja e dytë është e hapur deri me datën 27 maj të vitit 2019. Kliko këtu për më shumë informacion lidhur me Thirrjen e Dytë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top