Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

IPA Programit Mal i Zi – Kosovë: Përfituesit e granteve nga Thirrja e parë të përgaditur për zbatimin e projekteve dhe paralajmërimi i Thirrjes së dytë

T1Autoriteti Kontraktues (CFCU), Zyra për Integrimin Europian të Malit të Zi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik për IPA Programet të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020 (SPT), si pjesë e aktiviteteve për përforcimin e kapaciteteve të përfituesve të granteve, kanë organizuar një sëri tranimesh për përfituesit e granteve brenda thirrjes së parë për project-propozime në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve për ngritjen dhe përforcimin e kapaciteteve të përfituesve të granteve ishin të paraparë katër trajnime: Trajnimi mbi zbatimin e projekteve, tranimi mbi prokurimin, trajnimi mbi raportimin, si dhe trajnim mbi publicitet dhe vizibilitet.

Përfituesit e granteve kishin mundësinë të marrin pjesë në trajnimin dy-ditorë mbi zbatimin e projketve dhe mbi prokurimin, icili është mbajtur me datën 21 dhe 22 nëntor të vitit 2018 në hotelin Verdenë Podgoricë. Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrasit kishin mundësi të fitojne informacione themelore mbi rolin dhe përgjegjsitë e përfituesve të granteve në lidhje me detyrimet kontraktuale, menaxhimin financiar dhe arkivat, modifikimin e kontartës, si dhe mbi parimet e prokurimeve, përgatitjes së dokumentacionit të prokurimeve dhe informacione mbi llojet e tenderit. Këto trajnime janë zbatuar nga CFCU-ja nën mbështetjen teknike të SPT-së.Për më shumë informacion klikoni këtu.

Me datën 12 dhe 13 dhjetor të vitit 2018 në Pejë, në hotelin Dukagjini, janë organizuar trajnimet mbi raportim dhe publicitet dhe vizualitet, ku pjesëmarresit patën mundësinë të njihen dhe të mësojnë mbi konceptin, elementet e nevojshme dhe informacionet lidhur me raportimin, si dhe me përdorimin e duhur të metodave dhe teknikave për publicitet dhe vizibilitet në përputhje me procedurat dhe rregullat e BE-së. Këto trajnime janë zbatuar nga SPT-ja. Për më shumë informacion klikoni këtu.

Në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë, si pjesë e aktiviteteve para shpalljes së Thirrjes së dytëpër dërgimin e projekt-propozimeve, do të organizohet Dita e Informimit/Forumi për kërkimin e partnerëve të projektit në Pejë me datën 27 dhjetorë të vitit 2018. Për më tepër informacion dhe për regjistrim, klikoni këtu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top