Friday , January 17 2020
Lajmi i fundit

Ish anëtarët e PSD-së: KËSHILLI INICUES I PARTISË NË THEMELIM

Potpresjednik Opstine Ulcinj Selim Resulbegovic o znacaju puta Vladimir SukobinSelim Resulbegoviq është zgjedhur për koordinator të Këshillit iniciues të ish anëtarëve të Partisë socialdemokrate të Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur mbrëmë në Ulqin, shkruan “Vijesti”.

Në mbledhjen e njëjtë për sekretar teknik u zgjodh Alldina Nikoçeviq dhe 15 anëtarë të këshillit iniciues të, siç thuhet, “partisë në themelim”.

Në kumtesë shtohet se të mirëseardhur në radhët e tyre janë të gjithë anëtarët e KK PSD Ulqin të cilët me to ndajnë vlerat e njëjta themelore të socialdemokracisë si dhe brengosjen për ruajtjen e interesave shtetëror të Malit të Zi i cili është treguar si shtëpi e të gjithë qytetarëve të tij, pavarësisht etnisë dhe religjionit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top