Sunday , September 27 2020
Lajmi i fundit

Ismail Doda: Pozita e gjuhës shqipe në komunën e Tivarit

Ismail DodaNë qytetin e Tivarit,ajo pjesë ,sado e vogël e popullatës shqiptare që arriti t’i përballojë pushtimet e njëpasnjëshme në të kaluarën dhe nuk u tjetërsua,në vijim e ruajti gjuhën përmes përdorimit aktiv ,pa ndërprerje dhe me qëndrushmëri ,në shtëpi dhe shoqeri,duke e dëshmuar edhe në onomastikën dhe kulturën popullore ,edhe si krijues i tyre.Këta përbërës kryesorë dhe të pandarë lanë gjurmë dhe deri në ditët tona e mbajtën gjallë.

Edhe sekretarët nga Tivari me bashkëkombësit shqiptarë nga Ulqini,Drishti dhe Pulti,gjithsej 20 nga 24 sa kishte Raguza më 1349,bënim përpjekje që t’i jepnin sa më saktë fjalët fjalët shqipe,mbase duke ndjekur një traditë të shkrimit të gjuhës së tyre në administratën e kohës që korrespondencën e bënin në latinishte apo në ndonjë gjuhë tjetër që përdorej në administratë.

Statusi i pazgjidhur i gjuhës shqipe ia shton vështirësitë dhe padrejtësitë, ngase nuk përfshihet në administratën e komunës.

Me nenin 15,paragrafi 1 të Statutit të Komunës së Tivarit,të vitit 1970,qytetarët,pjesëtarët të kombësisë shqiptare,kishin të drejtë që në gjuhën amtare t’i drejtoheshin Kuvendit,organeve të tij,ndërmarrjeve dhe të gjitha subjekteve të cilat kryenin autorizime publike.Edhe sipas nenit 9,paragrafi 3 i Kushtetutës së Malit të Zi,të vitit 1992,në komunat ku shumicën ose një pjesë të rëndësishmë të popullatës e përbëjnë pjesëtarët e grupeve nacionale dhe etnike në përdorim zyrtar janë edhe gjuhët dhe alfabetet e tyre.Mirëpo një zbatim i tillë nuk u mundësua kurrë në Tivar.Ky fakt dëshmon synimin e epërsisë së gjuhës zyrtare përballë asaj të popullatës shqiptare,mohimin e të drejtës elementare ,ku,siç shprehet Gjovalin Shkurtaj,gjuha e pakicës konsiderohet në mënyrë të pashpallur si më e ulët.Kjo shpërfillje gjuhësore në aspektin etnolinguistik njëjtësohet edhe me shpërfilljen shoqërore të bartësve të saj me pasoja të dëmshme.

Prandaj,për ta përmirësuar këtë gjendje,si dhe realizuar shumë kërkesa jetësore të popullatës ,na mundëson ndihmesa juaj, të nderuar qytetarë,në radhë të parë që,sipas dëshirës suaj të lirë,në cilësinë e votuesit,duke rrumbullakësuar numrin 6 të listës sonë të përbashkët të Koalicionit shqiptar (LD ne MZ-Dega e Krajë,Forca-Këshilli Komunal i Tivarit,PD-Dega e Krajë) me Partinë Bosnjake,në “Tivarin në të cilin besojmë”

Mr.Ismail Doda,kryetar i LD në MZ,Dega e Krajës dhe kandidat për këshilltar në Kuvendin e Komunës në Tivar

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top