Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Ismet Karamanaga: FANARI (FNERI) I VALDANOSIT

 

FneriPër ata që dëshirojnë të lexojnë dhe të mësojnë më mirë dhe më tepër për Fanarin (fnerin) siç e kemi quajtur ne të Valdanosit, i informoj lexuasit që ai është fneri i parë në bregun e detit të Malit të Zi, i ndërtuar në vitin 1883.

Gjithmonë ka shërbyer dhe ka qenë aktiv për sigurimin e lundrimit të sigurt të anijeve dhe barkave . Valdanosi dhe fneri përveç rollit për të cili është i ndërtuar ai ka qenë aktual edhe në bisedat dhe tregimet e të parëve tanë, pasi që në Valdanos gjithmonë kanë gjetë strehim barkat tona.
Detarët shpesh kanë treguar për legjendat të cilat kanë lindur në imagjinatat e tyre, në veçanti në orët e natës në errësirrën e ullishtës, tek “Kroi dhe shpella e Zanave” . Njëra nga ata është edhe legjenda e Hake Lajkës një avurdes të njohur nga Ulqini.
Në librin tim “KALAJA, legjendë dhe art” kam shkruar ndërmjet të tjerave edhe për legjenda të cilat i kemi trashëguar brez pas brezit deri në ditët e sotme. Njëra nga ata e cila ka një vend të veçantë në librin tim ështedhe “Legjenda e Kroit të Zanave” të cilën unë e kam degjuar si fëmi nga babai im kapedan Hasan Cano Karamanaga. Disa fragmente për lexuasit e faqes time në fcb.
Më ka mbetur në kujtesë, sepse imazhi i sakj ka zgjuar në mua edhe më vonë kurdoherë kur kam ardhur me sanall në Valadanos me mysafirë për të bërë “fisch picknick “ ndëjenjë të posaçme. “Kur i afrohesh me sanal Valdanosit syri të shkon te dy bredhat, aty ku gjendet Kroi dhe Shpella e zanave, ku dikur në kohët e lashta kanë ndodhur ngjarjet, të cilat sot kanë mbetur legjendë si trashëgimi i popullit tonë. Njeriu i8 mbyll sytë dhe imagjinon qa më tepër duke ditur se kx vend, i cili të mahnitë me bukurinë e tij magjike” ..Detarët shpesh kanë degjuar këngën e bukur, dhe zhurmë valesh nga Kroi i Zanave. Nga njëherë nga Shpella e cila ka qenë afër Kroit janë degjuar edhe vajtime dhe gjamë, posaç[risht atëherë kur nga ndonjë barkë e cila po i afrohej Valdanosit, kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi….Valdanosi deri vonë ka qenë i pabanuar, dhe si i tillë ka shërbyer lima i sigurt për detarë dhe barkat ulqinake, por larg qytetit me një ullishtë mijëvjeçare të famshme, në netët e errëta ka ndikur në fantazinë e detarëve të vetmuar në barkat e tyre…
Lidhur me Kroin e Zanave , duhet të përmenden edhe dy plaka të famshme, dy avurde të cilat kanë lënë gjurmë në këtë vend, por jo vetëm në legjenda. Sulltane Ishmi i ka çuar nuset e reja të cilat nuk kanë mund të lindin fëmijë i ka çuar te Kroi i Zanave, duke e bërë një ritual të posaçëm, dhe shpeshherë pranë burimit është dashur të lihen rroba të vjetra, dhe në ujë të hedhen para metali. Thonë se hanko Sulltana ka pasur dorën e mirë dhe shumë gra në ujërat e Kroit të Zanave gjetën sherim.
Por sipas mendimit tim, ngjarja më interesante lidhur me Kroin e Zanave, flet për për Hake LAJKEN, një hanko të vërtetë prej families Lajka të Ulqinit. Thonë se ka qenë avurde e mirë e papritueshme dhe ka pasur dorë shumë të mirë… Hanko Hake Lajka ka ndihmuar ke lindja e një nuse Xhindeshe në Shpellën e Zanave.

Më tepër mund të lexoni në librin tim “KALAJA, legjendë dhe art”…

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top