Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Ismet Karamanaga: KËTË LIBËR DO TA KËRKOJNË GJITHNJË

Kopertina SHQIP InterkulturaGazetari dhe publicisti Mustafa Canka, pa modesti cek nxënësi im nga Gjimnazi i Ulqinit, shkroi një libër të madh, i cili na nevojitet dhe i cili pritej. Libri është shumë autentik, me faktografi të paçmueshme, por edhe me metafizikë subtile e cila vezullon në këto qytete, si fill i pandashëm i cili zgjatë edhe pas kalimit të artefakteve. Ai në formën më të bukur hartoi për të çmueshmen, atë ndërkulturoren, religjiozen, gjuhësoren, njerëzoren, e cila mbi të gjitha dhe në të gjitha jeton dhe rron.

Në mënyrë mahnitëse iu parashtruan publikut të gjerë kulti i Shën Mërisë, Shën Vladimirit, vezullimet sufiste, harmonitë që rrezatojnë përjetësi, mogilat, megalitet…

Këtë libër të çmueshëm, i cili lexohet me një frymë, do ta kërkojnë gjithnjë. Librat e tillë na nevojiten për shkak të së kaluarës, por edhe për çdo gjë që na ndodh në të tashmen. Librat e tillë do të jenë dhe janë ura në mes njerëzish, gjuhësh dhe popujve, në mes kulturash dhe llojllojshmërisë së tyre të cilët bëjnë mostrën unike – gjë që ky libër është, padyshim!

Përshtypje të veçantë shkaktoi ajo shushurima e gjuhëve të ndryshme e cila dëgjohet në këto dy qytetet tona të lashta, që moti. Kjo fotografi dhe ky tingull zgjojnë dashurinë dhe ngazëllimin! Canka këtë e ndjeu dhe e përjetoi thellë dhe e shkroi në mënyrën e cila këtë shushurimë e bënë të përjetshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top