Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

Ismet Karamanaga: Përshtypje mbi vizitën e artistëve nga Ulqini dhe rajoni në Nju-Jork (1)

Ismeti (2)Mbrëmje e paharrueshme

Për të parën herë në mes të Brodvejit, në dërrasat e një teatri me famë botërore, u dëgjua kënga, poezia dhe fjala në gjuhën tonë të bukur shqipe, nga qyteti ynë i bukur i Ulqinit. Edhe në fjalën time kam thënë se nuk mjafton të dëgjohet gjuha jonë vetëm në shtëpi, restorante, rrugë, por është me rëndësi të madhe të dëgjohet edhe në vende publike, siç është teatri.
Ka qenë ky një koncert madhështor në mes të Nju-Jorkut, në një sallë të madhe e quajtur “Symphonyspace”. Një argëtim dhe një ëndërr për të gjithë ne. Duke iu falënderuar një njeriu me zemër të madhe, një humanisti dhe një adhuruesi të artit, një mërgimtari i cili asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen, z. Cafo Boga, erdhi tek organizimi dhe vazhdimësia e Festivalit muzikor “Belcanto Dolcinio”, si edhe deri te shfaqja e një drame për të parën herë në këtë teatër, me titullin “Nana”.
Kanë kaluar disa ditë nga kthimi i grupit tëaktorëve të Teatrit “Teuta”dhe artistëve të muzikës klasike nga Nju-Jorku. Pas disa shkrimeve në rrjetet sociale, mendoj se është mirë të shkruaj edhe një vështrim të shkurtër për “Kohajavore”, të vetmen revistë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Jam më se i sigurt se është mirë që opinioni i gjerë të njoftohet me këtë ngjarje të kulturës sonë me rëndësi të madhe për nedhe për komunitetin tonë në Nju-Jork.
Për të parën herë në mes të Brodvejit, në dërrasat e një teatri me famë botërore, u dëgjua kënga, poezia dhe fjala në gjuhën tonë të bukur shqipe, nga qyteti ynë i bukur i Ulqinit.Edhe në fjalën time kam thënë se nuk mjafton të dëgjohet gjuha jonë vetëm në shtëpi, restorante, rrugë, por është me rëndësi të madhe të dëgjohet edhe në vende publike, siç është teatri, për shembull.
Prandaj, edhe po i shkruaj disa mbresa për opinionin te ne dhe më gjerë për këtë ngjarje, aq më tepër që edhe një nga folësit i cili na përshëndeti në fillim të koncertit tha se kanë pasur sukses që edhe në shkollat në Nju-Jork, të cilat i ndjekin edhe fëmijët nga trevat tona, për të parën herë në planprograme tëfuten edhe disa orë në gjuhën shqipe.
Është vështirë të shkruash për këtë ngjarje kaq të madhe për qytetin tonë të bukur, për kulturën tonë, për gjuhën tonë, pasi që unë nuk jam kompetent të vlerësojmuzikantët dhe solistët e shkolluar në Gjermani, Beograd, Tiranëapo diku tjetër. Mirëpo këto janë opinionet e njeriut me një kulturë të gjerë, i cili shkruan mbi përshtypjet e tij dhe të publikut, i cili me emocione të thella, eufori dhe duartrokitje i përcolli të gjithë këta artistë.
Prandaj, kështu duhet të kuptohet kur them se të gjithë ishin të mrekullueshëm, kurse vlerësimin më studioz e japin kritikët e artit, sepse janë ata të cilët janë më kompetentë se ne. Është ndryshe dhe më lehtë të shkruani kur keni fotot dhe ato ngjarje i përshkruani shkurt dhe konciz, sepse ato janë përshtypjet tuaja në momentet kur i keni përjetuar dhe fotografuar. Kështu që të shkruash më vonë,në mënyrë më studiozepër këtë ngjarje, është një sfidë e madhe, pasi që të japësh vlerësime për gjëra të tilla është edhe një përgjegjësi emadhe.
Por unë gjithmonë distancohem nga mendimet se i tejkaloj kompetencat e mia, pasi që këto janë mbresat e një adhuruesi të artit dhe të muzikës, një publicisti, shkrimtari dhe një gjermanisti. Në këtë mënyrë duhet të kuptohen shkrimet që i kam postuar më parë nëpërmes rrjeteve sociale, konkretisht në facebook. Prandaj nuk qëndrojnë kritikat e atyre që unë i tejkaloj kompetencat e mia kur vlerësoj personat dhe personalitetet të cilët kanë marrë pjesë konkretisht në koncertin e madh në Nju-Jork.
Ka qenë ky një koncert madhështor në mes të Nju-Jorkut, në një sallë të madhe e quajtur “Symphonyspace”. Një argëtim dhe një ëndërr për të gjithë ne. Duke iu falënderuar një njeriu me zemër të madhe, një humanistidhe një adhuruesi të artit, një mërgimtarit i cili asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen, z. Cafo Boga, erdhi tek organizimi dhe vazhdimësia e Festivalit muzikor “Belcanto Dolcinio”, si edhe deri te shfaqja e një drame për të parën herë në këtë teatër, me titullin “Nana”. Ishte kjo finalja e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme e cila do t’i mbetet secilit aktordhe të pranishmëve përgjithmonë në kujtesë.
Dua të citoj zonjën Kozeta Zylo, “një zonjë të rëndë” themi ne në Ulqin, nga gazeta “Illyria”, e cila tha se: “’Symphonyspase’, një nga skenat prestigjoze gjëmoishqip. Dashamirësit e artit dhe të muzikës vinin grupe-grupe për të mbështetur artistët e ardhur nga vendi i bukur, qyteti me një kulturë të lashtë, Ulqini”.
Mbrëmjen e qëndisi Etrita Ibroçi, një vajzë nga Ulqini e lindur në shkumbën e detit,në limanin e Ulqinit, e cila mbi tri orë me veshjen kombëtare, moderoi mbrëmjen duke i dhënë me bukurinë dhe sharmin e saj, një solemnitet të veçantë.
Pas fjalës përshëndetëse të z. Cafo Boga, nismëtarit dhe organizatorit të gjithë kësaj ngjarjeje, fjalën e mori edhe Biri i Kombit, Mark Gjonaj, si edhe konsulli i Malit të Zi në Nju-Jork, z. Zheljko Stamatoviq.Ata theksuan se në këtë mënyrë të gjithë ne promovojmë kulturën, traditën, forcojmë rrënjët tona me vendlindjen, si dhe ndërtojmë urat lidhëse ndërmjet diasporës dhe vendlindjes, nga ku vinin shumë prej atyre që edhe ishin të pranishëm.
Pjesa e parë e mbrëmjes ishte Koncerti “Belcanto Dolcino” me pjesëmarrës profesionistë të muzikës klasike. Ishte ky një koncert i pasur në një nivel të lartë artistik.
Mezzosopranoja Sanije Matoshi, nën shoqërimin e pianistes Natasha Mitroviq,po citoj veten: “zonja me gishtat më të fortë në Mal të Zi”, pastajsopranoja Eleonor Valkenburg, gjithashtu nën shoqërimin e pianistesNatasha Mitroviq.
Ilirijana Gjoni, që sapo kishte ardhur nga Gjermania, doli dhe e qëndisi skenën në piano, vajza më e talentuar dhe e shkolluar në Gjermani, një pianiste e jashtëzakonshme.
Më pas baritoni i mirënjohur Ergin Oda, nën shoqërimin e pianistit Lek Salihu. Të gjithë ishin në nivelin evropian dhe botëror.
Dhe në fund sopranoja Gjylie Pelingu, nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, ishte ylli i mbrëmjes. Zëri i saj i fuqishëm, argëtimi në skenë u përcoll me duartrokitje të forta. Figura e saj, buzëqeshja, argëtimi në skenë dhe zëri i bukur më përkujton primadonat e mëdha të skenës botërore.
Në përgjithësi, ishte ky një koncert me profesionistë të cilët na i mbushën zemrat me krenari dhe e ngritën famën e qytetit tonë në një nivel të lartë botëror.(vijon)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top