Tuesday , June 25 2019
Lajmi i fundit

Jacoviq: NË QYTET JANË 1.800 VENDE PARKIMI

IMG-4ebc9e936d64d741fc1053782508dc0b-VParkingjet në bulevardet dhe rrugët kryesore në Ulqin nga sezoni i ardhshëm do të jenë me pagesë, ndërsa çmimi do të varet se a janë ato në zonën e kuqe apo portokalli, mëson “Vijesti”.

Aleksandër Jacoviq, u.d. i drejtorit ekzekutiv të “Parking Shërbimit”, i cili është në fazën e regjistrimit, paralajmëroi se ndërmarrja do të disponojë me gati 1.800 vende parkimi në territorin e qytetit.

Është paraparë që në “Parking Shërbim” të jenë të punësuar 24 punëtorë, ndërsa Jacoviq thekson se në varësi të nevojës mund të angazhohen edhe më shumë, në veçanti gjatë sezonit.

“Po hartohet propozimi i draftit të programit të punës të “Parking shërbimit” për vitin e ardhshëm. Kështu Ulqini, si qytetet të tjera në bregdet, në sezonin e ri do të hyjë me ndërmarrjen e cila do të kujdeset për parkingjet e qytetit. Mungesa e parking hapësirës deri tani ka qenë një nga problemet më të mëdha me të cilët qyteti është ballafaquar gjatë muajve veror”, tha Jacoviq.

One comment

  1. Aco, urime e ishalla ta prin Zoti mar. Aman burr, vec mas i leni ma mu parkirat tamabilat n trotoar edhe m nalu ata terasat si dalin n gjys t rruges- Hollideji, Sahat kulla edhe Llozana. Ta marr qyteti nji hije t bukur, le t duket i organizumon, le t menojn turistat se dicka punohet edhe ke na.
    Dy pytje i kam- si keni mi regullu punen e veneve per matorra se Ulqinakt veres shumica jan me matorra, ata nuk xajn ven edhe,
    Ca doni me ba me tamabilat e turistave nese nuk pagojn parkingun? Smuneni me nap denime se ata nuk pagohen kurr
    Sukses

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top