Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

Jakupi ju thotë zyrtarëve: MJAFTË ME DEMAGOGJI, DILNI NGA ZYRAT

Isat JakupiKryetari i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrime Dr. Isat Jakupi tha se kaloi koha për demagogji dhe muhabete boshe „veçanërisht për arsye se drejtuesit komunal kanë premtuar se do të punojnë në interes të qytetit dhe qytetarëve“.

Ai thirri zyrtarët që të dalin nga zyrat dhe të shkojnë në metropolet rajonale për të reklamuar qytetin.

„Është me rëndësi që ti shpjegohet të gjithë turistëve potencial se po punohet në zgjidhjen e çështjes së pritjes në kufirin në Sukubinë dhe se vetëm 15 minuta më shumë duhet të udhëtojnë, sepse po rikonstruktohet rruga nga Krytha në Ulqin“, shtoi Jakupi.

Lideri i PQSHI shprehu pritshmërinë se sezoni do të jetë i suksesshëm, sepse këtë gjë e shpresojnë shumica e qytetarëve të Ulqinit të cilët jetojnë me vështirësi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top