Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

Jakupi: TË MBAHET MBLEDHJA E PARLAMENTIT LOKAL PËR SHKAK TË BASTISJES

Isat JakupiLideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime Isat Jakupi ka thënë se dënon sjelljen joprofesionale të policisë gjatë aksionit të shtunën mbrëma në Ulqin.

„Kështu diçka nuk kemi përjetuar as në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe Batalonit të shtatë“, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, është e sigurtë që ekziston nevoja për bastisje policore, por ato, siç theksoi, duhet të jenë në pajtim me ligjin.

„Le të mos harrojmë: sjellja e tillë para sezonit dëmton Ulqinin dhe Malin e Zi“, vlerësoi Jakupi dhe shtoi se duhet dënuar të gjithë ato që shkelen ligjin.

Ai tha se me këtë rast duhet të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top