Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Jan Svatek: ASKUND LARJA NË DET S’ËSHTË E KËNDSHME SI NË PLAZH TË VOGËL

Ulqini (vjeter) ne funt te shekullit 19, 1880-1900Shkrimtari dhe gazetari i njohur çek, doktor i shkencave juridike dhe filozofike Jozef Jan Svatek ka shkruar në vitin 1913 që në tërë Adriatikun nuk ka larje kaq të këndshme në det si në Plazhin e vogël.

“Uji është gjithmonë i kristaltë, i pandotur, nuk ka anije të shumta dhe goditje të fuqishme të valëve – të gjithë valët e fuqishme këtu qetësohen duke iu falënderuar pozitës së gjirit, kështu që valët e fuqishme nuk mbërrijnë deri tek rëra shëruese”.

Fundi i detit është si prej kadifes. Është i mëndafshtë, por edhe i pastër, pa guaca dhe gaforre të neveritshme, pa barë dhe bimë tjera detare – shkurt, këtu uji, rëra dhe shtrati i detit janë ideal, bashkë me këtë shkon edhe rrethina jashtëzakonisht romantike, e meqë Kalaja është aty, përball, po shtojmë edhe rrethinën e bujshme, pastaj ka shumë pisha dhe vreshta – kështu që në këtë aspekt njeriu nuk mund të dëshirojë vend më të bukur”, vlerësoi Çeku i njohur duke shprehur bindjen se nuk do të kalojë shumë kohë kur Ulqini do të bëhet një nga vendet më të bukura dhe më romantike të Adriatikut.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top