Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Janjusheviq: KRIPORJA 15 HERË MË E RËNDËSISHME SE AEROPORTI MË FREKUENT

Jovana JanjusevicDrejtoresha ekzekutive e Qendrës për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve (CZIP) Jovana Janjusheviq deklaroi se Kriporja e Ulqinit është 15 herë më e rëndësishme për shpendët dhe numrin e tyre, sesa aeroporti më frekuent „Heathrow“ në Londër për njerëz.

„Prandaj e kemi brenduar Kriporen si aeroport për shpendët dhe si një nga vendet më të rëndësishme në korridorin shtegëtues në nivelin e Mesdheut“, tha ajo.

Sipas fjalëve të saja, 15 lloje të rrezikuara të shpendëve të cilët janë në Kripore përbëjnë një përqind të popullatës biogjeografike në tërë botën! „Kur do ta krahasonim me numrin e banorëve në planetë do të kishim të bëjmë me qytete milionëshe, sepse ne nuk mund të paramendojmë që ekzistojnë megapolisët me nga 70 milion njerëz“, shtoi ajo.

One comment

  1. Larg-nga-Ulqini

    Me se asht me a randesishme se “Heathrow” Airport, siguro financa dhe bane Kriporen “Park Interkontinental” dhe punso qytetaret te Ulqinit. Ma shum se diku “Bajo Sekuliq”!

Komento te Larg-nga-Ulqini Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top