Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

“Java e arkivit”: KRYETARI NREKIQ HAPI EKSPOZITËN

Loro NrekiqKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq të premten hapi ekspozitën fotodokumentare “Zyra Doganore e Rendit II Tivar – dokumentacioni për Lejekalimet dypronësore nga viti 1928”.

Ai me këtë rast falënderoi drejtuesen e Degës Arkivore të Ulqinit Lilana Bullatoviq dhe të gjithë ato që punuan në përgatitjen e kësaj ekspozite.

Ai tha se arkivi ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen, prezantimin dhe përgatitjen për shfrytëzim të trashëgimisë së shkuar. Ai shprehu besim se arkivistët do të dinë të ballafaqohen me sfidat që kërkon koha pasurimi dhe digjitalizimi i arkivit.

Ekspozita është e hapur në kuadër të “Javës së arkivit”, e cila zgjat deri me 9 qershor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top