Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

Javën e ardhshme: KUVENDI PËR AKVA PARK DHE NDËRMARRJET PUBLIKE

Sabri Salaj, Kuvendi i UlqinitGjatë javës së ardhshme pritet që të mbahet mbledhja e Parlamentit lokal në të cilën do të bihet vendimi për dhënien me qira të tokës për ndërtimin e “qytetit ujor”, gjegjësisht akva-parkut në Shtoj, mëson Portali Ul-info.

Bisedimet për këtë kanë ecur me kompaninë e njohur turke “Polin”, e cila është e specializuar për këto lloj projektesh, dhe e cila në vjeshtën e hershme mund të nis me realizimin e ndërtimit të akva parkut në pronën e komunës. Por, para kësaj duhet të shpallet tenderi për dhënien me qira të tokës dhe të kryhen procedurat tjera ligjore, është deklaruar nga komuna e Ulqinit.

Pritet që në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit komunal, e cila deri me 31 korrik është në periudhë të rregullt, do të diskutohet edhe për punën e ndërmarrjeve publike raportet e të cilëve më herët janë dorëzuar këshilltarëve.

One comment

  1. Taman qitni tender edhe merni nji her vet e masnej 2 fish jepnija Turkut meqira fitoni edhe ju pak

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top