Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Javën e ardhshme në Adë: NIS SANIMI URGJENT I PLAZHIT

SastanakJavën e ardhshme do të fillojë sanimi urgjent i plazhit në Adë me thasë të stërmëdhenj me rërë. Hapësira do të mbushet përkohësisht me rërën nga grumbujt ekzistuese të rërës në këtë ishull, njoftohet nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit.

Projekti i sanimit urgjent do të kushtojë rreth 50.000 euro, ndërsa paratë i siguroi Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare.

Në këtë resor u prezantua edhe studimi mbi revitalizimin e plazhit në Adë me kosto të përgjithshme prej rreth 3,5 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top