Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

Javën e ardhshme: NIS SHQYRTIMI PUBLIK PËR DRAFTIN E PHP-së

Gradjevinske dozvole, Leje ndertimi, plani, ArhitekturaTë enjten, më 10 korrik, do të fillojë shqyrtimi publik mbi Draftin e Planit-hapësinor urbanistik të Ulqinit (PHU) deri në 2020, mëson Portali Ul-info.

Ky dokument planifikues më me rëndësi për këtë komunë do të jetë para qytetarëve 30 ditë. “Në këtë periudhë të gjithë anët e interesuara do të mund të njoftohen në mënyrë cilësore me përmbajtjen e këtij dokumenti planifikues, si dhe të japin mendime dhe propozime. Patjetër, në kuadër të shqyrtimit do të ketë prezantime të planifikuara të Planit, në të cilat përpunuesi dhe përfaqësuesit e Ministrisë do të japin të gjitha informatat e nevojshme, detajisht do të njoftojë të pranishmit me përmbajtjen e tij dhe në të cilat të gjithë qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të pjesëmarrjes aktive në diskutim”, është lajmëruar nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

Hartimi i PHP-së në korrik të vitit 2009, me vendim të kryetarit të atëhershëm të komunës Gëzim Hajdinaga, është lënë Qeverisë së Malit të Zi.

Nga Qeveria është deklaruar më herët që “sa i përket mundësive që Komuna të miratojë këtë dokument planifikues, është e njohur që Qeveria, pikërisht në shenjë të ndihmesës dhe përkrahjes së Komunës, ka ndërmarr hartimin dhe financimin e tij, pra, në pajtim me këtë, Qeveria edhe e miraton”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top