Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

Javën e ardhshme: PANAIRI DHE EKSPOZITA E ZANATEVE DHE ARTIZANEVE

Ramiz Hajdari, Panairi i artizaneve, Sajam umjetninaNga OJQ “Globus Art” është lajmëruar që prej 21 deri më 23 tetor në Qendrën për kulturë në Ulqin do të mbahet Panairi dhe ekspozita e zanateve dhe produkteve artizanale.

Siç pohon drejtuesi i kësaj organizatë Ramiz Hajdari, në këto manifestime do të marrin pjesë zanatlinjtë dhe artistët nga komuna e Ulqinit dhe regjioni të cilët i punojnë sendet nga druri, prodhimet në tezgjah, veshjet popullore…

Ekspozita organizohet në kuadër të projektit Bojanatour, me përkrahjen e organizatave CEPF, UBA dhe Hapi i gjelbër.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top