Tuesday , August 20 2019
Lajmi i fundit

Jevriq: KOHA ËSHTË QË EDHE NË MAL TË ZI TË DREJTEN E NJERIUT PËR UJË TA MBROJMË ME KUSHTETUTË

Goran Jevriq, Goran Jevric“Mali i Zi duhet të jetë i vetëdijshëm për përparësinë e vet strategjike dhe pasurinë e cila duhet të administrohet në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike. Kjo në veçanti duke marrë parasysh shembullin e Sllovakisë dhe Republikës së Sllovenisë, të cilët në kushtetutën e vet, si aktin më të lartë juridik, kanë vendosur të drejtën për ujin e pijshëm, si të drejtë të pakontestueshme të qytetarëve të vet”, deklaroi drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Bregdeti Malazez” Goran Jevriq.

Sipas fjalëve të tija, ndryshimet klimatike janë evidente edhe e prekin botën. “Gjatë periudhave gjithnjë e më të theksuara edhe më të gjata të thatësirave të cilat na presin në të ardhmen e afërt, mungesa e ujit do të jetë shumë e theksuar, prandaj shfrytëzimi i ujit të minimizuar me qëllime të ndryshme, pa mbrojtje adekuate ligjore, do të rezultonte me katastrofë potenciale ekologjike dhe demografike”, tha Jevriq.

Parlamenti Slloven pak kohë më parë me amandamentet kushtetuese shpalli të drejtën për ujë të pijshëm si të drejtë themelore të njeriut. Në këtë mënyrë praktikisht u pamundësua privatizimi në këtë fushë, sepse me burimet dhe resurset e tjera ujore mund të administrohen vetëm nga shteti, publikuan mediat Sllovene.

Drejtori i Ujësjellësit Rajonal është i bindur që kjo qasje i ka bërë absolutisht të qëndrueshme të gjithë masat për mbrojtjen e burimit më të rëndësishëm ujor i cili në të ardhmen do të jetë më i vlefshmi dhe prej të cilit do të varet mbijetesa e shumë popujve dhe shteteve.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top