Monday , September 25 2017
Lajmi i fundit

Joviqeviq: “OTRANT OLIMPIK” ANGAZHON EDHE DY LOJTARË

Otrant OlimpikKF “Otrant Olympic” përveç Paviqeviqit ka angazhuar edhe dy lojtarë të ligës së pare, Nijazim Padoviqin dhe Rijad Pepiqin, deklaroi drejtori sportiv i këtij klubi Filip Joviqeviq.

Ai tha se Padoviq është mbrojtës i djathtë i cili pjesën më të madhe të karrierës së vet e ka kaluar në KF “Deçiq”, ndërsa një sezon ka luajtur për KF “Buduqnost”. Pepiqi është mesfushor, ka luajtur kryesisht në “Deçiq”, ndërsa një sezon ka luajtur në KF “Petrovac”.

“Otrant Olympic ka ambicie të mëdha këtë sezon dhe me një ose dy përforcime tjera do të konkurrojë për kualifikim në Ligë të parë”, shtoi Joviqeviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top