Wednesday , May 22 2019
Lajmi i fundit

Joviqeviq: PDS DO TË PROVOJ TË MINOJË HUMBJEN NË ULQIN

Svetozar JovicevicAnalisti politik Svetozar Joviqeviq ka deklaruar që akuzat e kryeministrit Millo Gjukanoviq të dërguara partive shqiptare dhe çuarja e PDS-së në opozitë në Ulqin është shprehje e nervozit gjithnjë e më të madh dhe mosgatishmërisë së partisë qeverisëse të humb dhe të mbes në pakicë.

“Mirëpo, vend për nervoz në Ulqin nuk ka. Keni partinë që ka një këshilltar më shumë nga e para e radhës, por kjo nuk zgjidh asgjë. Ekziston mundësia që të bëhen kombinime tjera dhe koalicione, të formohet shumica në të cilën nuk ka parti e cila ka më së shumti vota. Kjo është gjë e zakonshme dhe nuk ka vend për asnjëfarë nervozi”, tha për “Vijesti” profesor Joviqeviq.

Ai tha që Gjukanoviq do të kuptoj shpejt që ka tejkaluar masën dhe që do të kritikohet na komuniteti ndërkombëtar. “Pres që në mënyrë të fshehtë do të provoj të minojë pushtetin në Ulqin dhe të tregoj që pa PDS nuk mund të udhëhiqet në Ulqin”, shtoi Joviqeviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top