Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

JP Të Mirat Detare: APEL SHFRYTËZUESVE NGA ULQINI

Ulqin, Ulcinj, PanoramaNdërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare të Malit të Zi apelon tek shfrytëzuesit e lokacioneve në zonën e të mirave detare nga Ulqini që në afatin sa më të shkurtër të dorëzojnë tërë dokumentacionin në bazë të Ligjit për planifikim të hapësirës dhe ndërtim të objekteve, i cili i paraprinë lëshimit të vendimit për punë për vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë se në maj të këtij viti, me iniciativë të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, u mbajt takimi me sekretariatet komunale në temën e dhënies së vendimeve të përkohshme për punë deri në plotësimin e të gjithë kushteve të përcaktuara me Ligjin për planifikim të hapësirës dhe ndërtim të objekteve për lokacionet e përkohshme në zonën e të mirave detare.

Në takim u arrit marrëveshja që qiramarrësit janë të obliguar të nxjerrin tërë dokumentacionin e nevojshëm në pajtim me Ligjin për planifikim të hapësirës dhe ndërtim të objekteve dhe aktet nënligjore jo më vonë se me 31 dhjetor të vitit 2019.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top