Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Jubileu i Shkollës së Muzikës: FESTOJNË 25 VJETORIN E THEMELIMIT

Shkolla e muzikes Ulqin, Muzicka skola UlcinjShkolla Fillore e Muzikës në Ulqin është projekti jetësor i themeluesit dhe drejtorit të saj shumëvjeçar, prof.. JusufLikës. 25 vitet e para të punës së këtij institucioni edukativo – arsimor dëshmojnë se vizioni i tij i qartë dhe krijues, së bashku me vullnetin kolosal, sakrificën e madhe dhe punën e përditshme të të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, rezultuan me mbushulli frytesh.

Edhe pse ja nisën nga hiçi, me ndihmën dhe përkrahjen modeste të organeve kompetente vendore dhe shtetërore dhe individëve qëllimmirë, sot kjo Shkollë është e pajisur mjaft mirë, ka kuadro të përgatitur të cilët, kryesisht, rrjedhin pikërisht nga ky institucion, dhe është pjesë e rëndësishme e sistemit arsimor të Malit të Zi.

Jo më pak është i rëndësishëm fakti se gjatë tërë kësaj periudhe mësimi në Shkollë u zhvillua paralelisht në dy gjuhë, shqipe dhe malazeze.

Kurora e punës dhe burim i pashtershëm i inspirimit janë shpërblimet, mirënjohjet dhe lëvdatat e panumërta të cilat i fituan nxënësit e kësaj shkolle në garat prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, duke përhapur kështu lavdinë e kësaj Shkolle dhe të qytetit të lindjes.

Po ashtu, praktikisht nga themelimi i Shkollës së Muzikës nuk ka manifestim ose ngjarje kulturore të organizuar në Ulqin, e që nuk u zbukurua me tingujt dhe notat e mrekullueshme nga ligjëruesit dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Pra, kjo Shkollë tash një çerek shekulli është vatër e talenteve të suksesshme, artistëve të mirë dhe nxënësve të vyeshëm duke përmbushur në këtë mënyrë funksionin e vet themelor – atë të institucionit edukativo – arsimor dhe profesional, atij i cili në të gjitha anët emeton vetëm vibracione të mira.

Me këtë rast do të publikohet monografia e shkollës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top