Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

Kabineti i Kryetarit të Komunës: ME KUJDES NË RRUGËN PËR KRAJË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNjoftim nga Kabineti i Kryetarit të Komunës:
Paralajmërim shoferëve në aksin magjistral Ulqin – Krajë që për shkak të reshjeve intensive të dëborës komunikacioni në këtë aks rrugor po zhvillohet me vështirësi, si dhe në këtë rrugë mos të nisen pa pajisje dimërore dhe pa nevojë të madhe.
Borë ka në rrugë, shikueshmëria është e zvogëluar dhe frynë erë e fuqishme veriore, e cila vështirëson zhvillimin e komunikacionit.
Punëtorët e NP Veprimtaritë Komunale me mekanizimin e nevojshëm nga orët e para të mëngjesit janë në terren, pastrojnë borën dhe po hedhin kripë dhe zhavorr në rrugë.
Në terren është edhe pastruesi i borës.
Me përmirësimin e kushteve meteorologjike do të normalizohet edhe zhvillimi i komunikacionit në këtë aks.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top