Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

Kalimera poetike: EKPOZITA E PIKTURAVE DHE TAKIMI LETRAR SHËNUAN NATËN E DYTË

Kalimera Poetike 2017 - Nata e pare - Bashkim Shehu 1Në kuadër të manifestimit “Kalimera Poetike” 2017, në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit, të mbushur plot me adhurues të artit, mbrëmë është hapur ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi, pedagoge në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës. Ajo i është prezantuar publikut me 33 punime nga cikli “Red Essence”. Në vështrimin e tij, piktori dhe kritiku i artit, Qazim Muja, i ka vlerësuar veprat e ekspozuara si “prurje origjinale figurative, tërësi ekzibicionale kaligrafike në të cilat lindin, zhvillohen, rimohen dhe dinamizohen simbolet e brendshme të cilat formësojnë rrëfimin autonom dhe intim të vetë autores”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 gusht 2017.

Programi i dytë i kësaj nate ka qenë takimi letrar me shkrimtarin Zuvdija Hoxhiq, për krijimtarinë e të cilit ka folur studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq. Në bashkëbisedim me shkrimtarin Muzafer Çaushi, Hoxhiq ka zbuluar botën e tij krijuese, filozofinë jetësore dhe letrare etj. Ai ka folur sidomos për lidhjen e tij me vendlindjen, e cila ka një ndikim të madh dhe shfaqet kudo në krijimtarinë e tij, duke thënë se Gucia i ka dhënë më shumë atij sesa ai asaj. Hoxhiq ka thënë se letërsia e tij nuk i takon asnjë populli të veçantë,  por i përket vetëm lexuesit.

Sonte, në natën e tretë të manifestimit “Kalimera Poetike”, në orën 21.00, do të mbahet takimi me shkrimtarin nga Kosova, Jusuf Buxhovi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top