Friday , January 17 2020
Lajmi i fundit

Kampanja globale: TË RINJTË E PDS-ës PASTRUAN PLAZHIN E MADH

Këshilli rinor i PDS-ës në Mal të Zi të dielën është kyçur në kampanjën globale “Ta pastrojmë botën” duke vepruar në disa lokalitete në hapësirën e Malit të Zi, në mes të cilëve ishte dhe një pjesë e Plazhit të madh.

Siç është njoftuar nga kjo parti, me një sërë aksionesh në qytete të ndryshme të Malit të Zi PDS ka treguar marrëdhënie përgjegjëse dhe e dha kontributin e vet në luftën për ruajtjen e ambientit jetësorë.

“Me këto aksione tregohet në nevojën që duhet në mënyrë më përgjegjëse të sillemi ndaj mjedisit tonë  jetësorë, sidomos për faktin që Mali i Zi në botë është i njohur si shtet ekologjik. Mali i Zi si shtet ekologjik duhet të jetë shembull si duhet të kujdesemi për hapësirën që na rrethon, ndërsa neve si rini e partisë më të fortë na takon dhe përgjegjësia më e madhe të veprojmë sa më shumë në këtë drejtim”, është thënë nga Këshilli rinor i PDS-ës të Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top