Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Kampionati i Malit të Zi në karate: SHKËLQEN ALBULENA

Në Nikshiq të shtunën është mbajtur kampionati i Malit të Zi për fatosa, pionier dhe shpresa në kata dhe lufta.

Klubi i karatesë “Albulena” është paraqitur me nëntë garues, dhe atë tre në kata dhe gjashtë në lufta.Karate klubi AlbulenaRezultatet në Kata

Ekipi i Albulenës në kata, e datëlindjes 2004-2005, ka fituar vendin e tretë. Këtë ekip e përbëjnë Faruk Hasanaga, i cili zuri edhe vendin e dytë në gara individuale, Refik Molabeqiri, i cili morri edhe vendin e tretë në gara individuale, të dy këto të datëlindjes 2004, si dhe Art Ujkashi i cili ishte i treti në gara individuale për kategorinë 2005.

Rezultatet në lufta

Basri Sadiikoviq, vendi i parë, 2002, -35kg

Milosh Dragojeviq, vendi i parë, 2002, -50kg

Sadikoviq dhe Dragojeviq kanë mbrojtur titullin e kampionit shtetëror sepse edhe vitin e kaluar ishin kampion. Ato poashtu kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Malit të Zi në Kampionatin Ballkanik, i cili kah mesi i qershorit do të mbahet në Turqi.

Anes Pejçinoviq, vendi i tretë, 2001, -40kg

Ksenija Vujosheviq, vendi i tretë, 2000, +54

Pejçinoviq dhe Vujosheviqja do të kalojnë kontrollet shtesë për Kampionatin Ballkanik.

Dimitrije Vujosheviq dhe Nemanja Lekiq nuk kanë arritur të fitojnë medalje në kampionatin në Nikshiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top