Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Kampionati i Malit të Zi në karate: SUKSES I KLUBEVE NGA ULQINI

KarateKëtë fundjavë në Podgoricë u mbajt kampionati i Malit të Zi për kadetë, junior, seniorë të ri dhe seniorë.

Skuadrat nga Ulqini kanë arritur sukses të rëndësishëm. Më së shumti arsye për kënaqësi kanë në klubin „Champion“ anëtarët e të cilit kanë fituar gjithsej 11 medalje: dy të arta, katër të argjendta dhe pesë medalje bronzi.

Tetë medalje i takuan klubit të Ulqinit, ku më vlefshmja është ajo e arit të cilën e fitoi seniori Edin Kraja (+84), gjersa dy medalje i fituan garuesit e „Albulenës“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top