Sunday , July 12 2020
Lajmi i fundit

Karate: ANTIGONA RAMA DHE MARKO DABOVIQ KAMPIONË TË MZ

Karate Klub Ulcinj, Karate Klubi UlqinMë 23 nëntor 2014 në Tivar u mbajt Kampionati i Karatesë së Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj U21, në të cilin karateistët e Klubit të karatesë “Ulqini” u kurorëzuan me 7 medalje, prej tyre 2 të arta, 2 argjendta dhe 3 të bronzta. Në këtë Kampionat Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 9 garues.

Kampionë të Malit të Zi u shpallën Antigona Rama (seniore) dhe Marko Daboviq (junior) në kata individuale, kurse nënkampionë të Malit të Zi u shpall ekipi i kadetëve dhe juniorëve, për të cilin punuan Ensar Marshiq, Marko Daboviq dhe Ibrahim Zogaj. Po ashtu, nënkampione në luftëra individuale u shpall Antigona Rama në kategorinë + 68kg, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzua Seida Suma në luftëra individuale në kategorinë -68 kg, Adnan Kuqi në luftëra individuale në kategorinë +70kg, si dhe Ensar Marshiq në kata individuale.

Për këtë vit sezoni i kampionateve zyrtare të Malit të Zi përfundoi me sukses për klubin e karatesë “Ulqini”, garuesit e të cilit arritën të fitojnë plot 35 medalje: 8 medalje të arta, 14 të argjendta dhe 13 të bronzta.

–         Në Kampionatin e Malit të Zi për Fatosa, Pionierë  dhe Shpresa u shpallën 4 kampionë, 7 nënkampionë dhe 8 të tjerë u kurorëzuan me  medalje të bronzta.

–         Në Kampionatin e Malit të Zi për Seniorë u shpallën 4 nënkampionë dhe 2 të tjerë u kurorëzuan me  medalje të bronzta.

–         Në Kampionatin Studentor të Malit të Zi u shpallën 2 kampionë  dhe 1 nënkampion

–         Në Kampionatin e Malit të Zi për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të Rinj U21, u shpallën 2 kampionë, 2 nënkampionë dhe 3 të tjerë u kurorëzuan me  medalje të bronzta.

Me këto të arritura Klubi i karatesë “Ulqini” vërteton se është klub i sukseseve të vazhdueshme duke mbledhur të gjitha medaljet e të gjitha gjeneratave nga fatosat deri te seniorët djem dhe vajza dhe me këtë përfundon sezonin e kampionateve të Malit të Zi për kët vit i kompletuar me të gjitha gjeneratat, – shprehen të kënaqur trajnerët e klubit Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi , Ruzhdi Rama dhe Blerim Sukaliqi dhe shtojnë: – Edhe përkundër situatës së vështirë financiare kemi arritë të mbesim ndër klubet më të mira dh kjo na jep kurajo për t’u përgatitur edhe më tej për sfida të reja.

Për ndihmën e dhënë për pjesëmarrje në këtë garë ata falënderojnë ndërmarrjen “Elita Grup” në krye me Enver Demirin, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e klubit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top