Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

Karisma: 90 PËR QIND TË KAPACITETEVE I KEMI TË MBUSHURA

Nemanja KosticDrejtori zhvillimor i kompanisë Karisma Hotels & Resorts Nemanja Kostiq deklaroi se punimet në adaptimin e hotelit „Belvi“ do të përfundojnë në afat, kështu që kompleksi i ri hotelerik Holiday Village Montenegro do të jetë gati në maj.

Sipas fjalëve të tija, „Karisma“ bashkëpunon me turoperatorin më të madh botëror TUI, gjë që flet për cilësinë të cilën e synojnë dhe arrijnë.

„Në këtë vit presim mbushje të kapaciteteve në nivelin mbi 90 për qind, duke përfunduar me tetor. Sezoni do të zgjasë gjashtë muaj, shumë më gjatë se mesatarja e deritashme e qëndrimit të mysafirëve në këtë pjesë të bregdetit“, tha Kostiq.

Ai tha se mysafirët e tyre janë kryesisht nga vendet e Evropës perëndimore dhe se kjo do të jetë hera e parë që ato vizitojnë Malin e Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top