Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Karisma: DERI TANI U SHITEN RRETH 2.000 ARANZHIME

Sajam LondonGrupi hotelerik Karisma Hotels & Resorts prezantoi ofertën e vet në panairin më të rëndësishëm turistik World Travel Market (WTM), i cili javën e shkuar u mbajt në Londër.

Karisma, në nivel global, kishte pjesëmarrje të mirë dhe të suksesshme.

“Në veçanti gëzon fakti që deri tani u shiten rreth 2.000 aranzhime për Holiday Village Montenegro. Bëhet fjalë për mysafirë që për herë të parë e vizitojnë Malin e Zi dhe ky është nxitës shtesë si për Karismen ashtu edhe për partnerin strategji, turoperatorin kryesor botëror TUI, që edhe më intensivisht të punojmë në planet zhvillimore të Malit të Zi. Kjo është edhe një garanci që mbas hapjes së fazës së parë të projektit, e cila do të realizohet deri me 1 maj të vitit të ardhshëm, Karisma do të arrijë qëllimin e vet që Ulqinin dhe Plazhin e madh në mënyrë serioze ta bëjë destinacion konkurrues në tregjet e njohura të Evropës perëndimore”, thanë nga kjo kompani.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top