Karisma: FILLIMI I SEZONIT ME 10 KORRIK, OFERTAT SPECIALE DHE LEJEKALIMET DITORE

 

Karisma BazenKarisma Hotels Adriatic Montenegro, pjesë e grupimit hotelerik ndërkombëtarë Karisma Hotels & Resorts, do të hap me 10 korrik hotelet e veta në Ulqin, The Long Beach Hotel Montenegro dhe Holiday Villages Montenegro.

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, Karisma përgatiti ofertën e veçantë all inclusive për qytetarët e Malit të Zi, e cila nënkupton pushimin veror prej 11 ditësh, të cilën qytetarët e paguajnë shtatë ditë, ndërsa Karisma i dhuron katër ditë falas.

Fëmijët të moshës deri në 12 vjeç përfitojnë zbritje me vlerë 50 për qind, gjersa fëmijët deri në moshën 2 vjeçare mund të qëndrojnë falas në hotele.

Përveç kësaj oferte speciale, Karisma siguroi edhe dailypass (lejekalimet ditore) për të gjithë qytetarët, të cilët janë 15 euro për person, gjersa fëmijët deri në moshën 12 vjeç kanë mundësinë që këtë argëtim ta shijojnë falas. Çmimi përfshinë: lejekalimin ditor për shfrytëzimin e pishinave ose plazhit, shazloneve në plazh, si dhe ofertat speciale për pije dhe ushqim në Marley Beach Lounge Bar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…