Sunday , June 25 2017
Lajmi i fundit

Karisma: FILLIMISHT FITORE NË TENDER, E PASTAJ RINOVIMI I HOTELIT

Karisma Hotels AdriaticNënkryetari operativ i grupit hotelerik Karisma Hotels&Resort Sasha Milojeviq ka thënë se po përgatiten për pjesëmarrjen në tender për objektet e NHT “Riviera e Ulqinit”, të cilin së shpejti do ta shpall Qeveria e Malit të Zi për qiramarrje 30 dhe 90 vjeçare.

“Në rinovimin e hoteleve ekzistuese Olimpik dhe Belvi planifikojmë rreth 20 milion euro investime, si dhe ndërtimin e 400 dhomave të reja në tre deri në pesë vitet e ardhshme me investim prej rreth 60 milion euro. Kjo do të thotë se do të kishim rreth 600 dhoma dhe investimin prej rreth 80 milion euro”, tha ai për “Vijesti”.

“Nëse do të fitojmë në tender menjëherë do të fillonte rinovimi i Olimpikut dhe Belvisë, të cilët do t’i hapnim sa më parë të jetë e mundur. Hotelet e rinj njëjtë do të fillonim t’i ndërtonim, kështu që për sezonin 2019 do të ishim gati”, tha Millojeviq.

Ai shtoi se për Adën e Bunës planifikojnë që në fazën e parë për katër deri në pesë vite të investojnë 200 milion euro dhe të ndërtojnë 1.500 dhoma, terrene sportive dhe salla kongresi, ndërsa 20 deri 25 për qind e kapaciteteve do të ishin të hapura gjatë tërë vitit për përgatitjen e sportistëve profesional. Kjo do të thotë se Ishulli i Bunës nuk do të ishte vetëm destinacion nudistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top