Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Karisma mori hotelin e tretë në Mal të Zi: ALLURE PALLAZZI ME PESË YJE

KarismaKëtë sezon Grupi ndërkombëtar hotelerik Karisma Hotels & Resorts do të menaxhojë tre hotele në Bregdetin e Malit të Zi.

Ky grup në përbërje të vet nga viti 2017 ka hotelin Wind Rose në Dobra voda, hapja e hotelit Holiday Village Montenegro në Plazhin e madh është paraparë për me 3 Qershor, gjersa hoteli më luksoz i Karismes në Adriatik do të jetë Allure Palazzi Kotor Bay me 5 yje në Dobrotë, pranë Kotorit.

“Hoteli ka 89 dhoma, 3 penthaus apartamente, 10 vila pranë plazhit privat ranor, 2 pishina, spa qendrën, palestrën, parkingun…Të gjithë dhomat janë të mobiluara me luks dhe secila ka stil të veçantë”, thane nga Karisma.

Grupi Karisma Hotels & Resorts u themelua në vitin 2000 dhe menaxhon hotelet në Meksikë, Republikë Dominikane, Xhamajkë, Kolumbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top