Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

Karisma: NUK PAGUHET HYRJA NË PLAZH, PRIVILEGJE PËR ULQINAKËT

KarismaNga e premtja të gjithë vendasve dhe mysafirëve iu mundësua hyrja e lirë dhe falas në plazhin e qiramarr nga kompania “Karisma”.

“Hyrja është tek hoteli “Olimpik”, ndërsa parkingu është dy euro. Nëse dëshirojnë të marrin dy shazlonë dhe çadrën, do të paguajnë 10 euro në ditë”, tha për Portalin Ul-info drejtori ekzekutiv i Holliday Village Montenegro Davor Shvacov dhe shtoi se në plazh ka një sërë ngjarjesh ditore dhe shërbim të shkëlqyer.

Sipas fjalëve të tija, gjysmë ore i përdorimit të akva parkut kushton pesë euro, gjersa një orë tetë euro.

Theksoi se vizituesit mund të përdorin në bazë ditore të gjithë shërbimet, si dhe mysafirët që pushojnë në këtë kompleks hotelerik. “Për ato të cilët janë nga Ulqini, dhe këtë e dëshmojnë me kartë identiteti, çmimi për person është 35, gjersa për të gjithë të tjerët 70 euro”, tha Shvacov.

Përndryshe, në objektet e “Holliday Village Montenegro” në ditën e sotme pushojnë mbi 800 turistë, që do të thotë se mbushja e kapaciteteve është në nivelin 97%.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top