Thursday , November 21 2019
Lajmi i fundit

„Karisma“: PAS VERËS SALLA E RE E KONGRESEVE DHE STADIUMI FUTBOLLISTIK

KarismaNë objektet hotelerike të kompanisë „Karisma“ me sukses po zhvillohet sezoni turistik, por njëkohësisht po bëhen planet për përmirësimin e ofertës dhe ardhjen e mysafirëve gjatë tërë vitit.

„Pas sezonit do të nisim ndërtimin e sallës së re të kongreseve me 800 vënde dhe të stadiumit futbollistik“, tha për Portalin „Ul-info“ pronari i „Karismes“ Lubo Krstajiq.

Ai vlerësoi se pas ndërtimit të objekteve moderne në kompleksin „Holliday Village Montenegro“ Ulqini do të bëhet destinacion i dëshiruar i turizmit të kongreseve, gjersa përmbajtja e re sportive do të tërheq më shumë skuadra sportive në rivierën e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top