Thursday , November 21 2019
Lajmi i fundit

“Karisma”: PËR ULQINAKËT DYFISH MË LIRË

IMG-784a86146ad84e3994c554388add87a1-VNga Grupimi Hotelerik “Karisma”, i cili menaxhon kompleksin “Holiday Village Montenegro”, vijnë lajmet e mira për të gjithë Ulqinakët: për të gjithë ato që kanë letër njoftimin e Ulqinit kanë lehtësira për hyrjen dhe qëndrimin në objektet e këtij kompleksi hotelerik.

“Bileta për qëndrimin ditor, nga ora 10 deri në 18, për të gjithë Ulqinakët është 35 euro, gjegjësisht dyfish më pak se për të tjerët. Në këtë çmim hynë ushqime dhe pijet gjatë qëndrimit, shfrytëzimi i baseneve dhe i shërbimeve të tjera në “Hollyday Village Montenegro”, thonë nga “Karisma” duke shtuar se në këtë mënyrë dëshirojnë të theksojnë rëndësinë e komunitetit lokal.

Përndryshe, në këtë kompleks momentalisht janë të punësuar rreth 260 persona nga Komuna e Ulqinit.

“Vizitoni patjetër kompleksin pranë jush dhe kënaquni në ushqimet e shijshme, 6 pishina me pamje të jashtzakonshme dhe Plazhin e Madh të mrekullueshëm”, thonë nga “Karisma”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top