Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

KARISMA: PLAZHI PËR TË GJITHË ULQINAKËT, AKVA PARKU PËR FËMIJË

Karisma plazaGrupimi Ndërkombëtar Hotelerik Karisma Hotels & Resorts, në kompleksin e ri të porsahapur, Holiday Village Monetenegro, në Plazhin e Madh, organizoi argëtimin për të gjithë Ulqinakët me të cilinë shënoi fillimin e punës së plazhit me përmbajtje të reja për të gjithë moshat.

Pjesë e ofertës së re është edhe akva parku për fëmijë në 500 metër katror sipërfaqe me përmbajtje të shumëllojshme për më të rinjtë. Ato pak më në mosh mund të kënaqen duke vozitur jet ski me instruktor profesional, me ndihmën e të cilëve vizitorët për shtatë ditë mund të mësojnë në tërësi vozitje e jet skisë dhe të fitojnë licencën.

Nga kompleksi hotelerik është paralajmëruar se së shpejti do të hapet edhe bari me emrin „Sabbia“, që do të thotë rërë, me të cilën është i njohur dhe unik Plazhi i Madh. Me çmimet e arsyeshme të shazllonëve, lokali do të jetë në dispozicion për të gjithë Ulqinakët.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top