Sunday , September 27 2020
Lajmi i fundit

Karisma prezantoi projektin: ULQINI KA POTENCIALIN MË TË MADH NË EUROPË

Hotel Bellevue 5Drejtori ekzekutiv për zhvillim i Karisma Hotels & Resorts Nemanja Kostiq ka deklaruar se ndjen kënaqësi që kjo kompani së shpejti nis me projekte në Ulqin, “në qytetin ku dielli shkëlqen më së shumti”.

“Ulqini është potenciali më i madh jo vetëm i Malit të Zi, por i tërë Europës”, theksoi ai duke folur në prezantimin e projektit “Holiday Village Montenegro” të cilin Karsima mendon ta ndërtojë në hapësirën ku gjenden hotelet “Olimpik” dhe “Belvi”.

Në solemnitet të cilin të enjten u mbajt në hotelin “Hilton” në Podgoricë, në të cilin ishin të pranishëm funksionarët e lartë shtetëror dhe komunal, u prezantua pamja e kompleksit të ardhshëm i cili do të realizohet në tre faza zhvillimore. Shtohet që në te do të pushojnë turistët e shumët, të cilët do të vijnë në aranzhimin e turoperatorit më të madh botëror, “TUI-të” gjerman, i cili është partner i Karismës.

Është paralajmëruar që i tërë kompleksi deri në vitin 2020 të ketë gjithsej 600 dhoma, si dhe që investimi të kap shifrat prej 31,2 milion euro.

Karisma në portfolion e vet ka 29 hotele me gjithsej 5.288 dhoma, 8.500 të punësuar, ka realizuar këtë vit 2,7 milion bujtje, ndërsa fitimi total ishte 400 milion euro.

Në solemnitet foli edhe ministri i turizmit të Malit të Zi Pavle Raduloviq i cili shprehu bindjen se kjo është punë e mirë për Ulqinin dhe tërë Malin e Zi.

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top