Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

“Karisma”: TË HËNËN AKSIONI I MADH I PASTRIMIT TË PLAZHIT TË MADH

KarismaGrupimi ndërkombëtar hotelerik “Karisma Hotels & Resorts” dhe OJQ “Ecovita” nga Ulqini, në koordinim me skuadrën “RLC Montenegro”, do të organizojnë të hënën, me 22 prill, aksionin e pastrimit të Plazhit të Madh.

Aksioni ekologjik në mënyrë simbolike është planifikuar me 22 prill – për Ditën e Planetit Tokë, në mënyrë që edhe këtë vit me aktivitetet ekologjike dhe edukativo – propaganduese të tërhiqet vëmendja në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor në qytetin më jugor të Malit të Zi.

Vitin e kaluar, në të njëjtën ditë, “Karisma” organizoi aksion të ngjashëm dhe këtë vit vazhdoi me praktikën pozitive duke organizuar aksionin tashmë tradicional të pastrimit të Plazhit të Madh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top