Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Karisma: „THE LONG BEACH HOTEL MONTENEGRO“ DO TË PUNOJË TËRË VITIN

 

33672a282702c44b11b35985432f9c8a152c806cThe Long Beach Hotel Montenegro është i vetmi hotel all inclusive me tre yje në Mal të Zi. Ky hotel i njohur ofron 126 dhoma moderne me një, dy dhe tre shtretër, si dhe apartamente njëdhomëshe.

Edhe pse bëhet fjalë për hotel me tre yje, çdo dhomë ka tarracë, shtratin queen size, televizorin plazma, kondicionerin, banjon e vet dhe mini-barin.

Mobiljet në dhomë janë fleksibile dhe mund ti përshtaten nevojave të mysafirëve, me shtimin e shtretërve në dhomat me dy shtretër, deri tek bashkimi i dhomave sipas sistemit derë më derë. Apartamenti një dhomësh është hapësirë multifunksionale, i cili me dhomën e ndarë të gjumit dhe dhomën e ndenjës siguron paqen në çdo moment.

Salla e konferencave posedon pajisjet më bashkëkohore dhe shumëllojshmërin e vendeve për ulje, është ideale për ngjarje korporatave dhe organizimin e konferencave.

Rrestoranti The Long Beach Hotel Montenegro ofron shumëllojshmëri ushqimesh vendase dhe ndërkombëtare, gjersa në Long Beach Cafe mysafirët, në çdo moment, mund të relaksohen me pije cilësore dhe ato të ngrohta.

Mysafirët kanë në dispozicion fushën e basketbollit, tenisit dhe futbollit, pistën për vrapim dhe palestrën në të hapur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top