Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Karisma: “THE LONG BEACH HOTEL MONTENEGRO” FITON PAMJEN E RE PËR VERËN E VITIT 2020

Lobi 6Kompania Karisma Hotels Adriatic Montenegro, një pjesë e grupimit hotelerik “Karisma Hotels & Resorts”, vazhdoi me investime në hotelin The Long Beach Hotel Montenegro dhe Holiday Village Montenegro në komunën e Ulqinit.

Këtë vit, mysafirët do të kenë mundësi të shijojnë hotelin e rinovar, të kënaqen në dizajnin e ri, i cili rrezaton ngrohtësi dhe modernizëm. Tani Ulqini, përveç rizortit familjar luksoz Holiday Village Montenegro, mund të lavdërohet edhe me hotelin bashkëkohor all inclusive në Plazhin e Madh.

The Long Beaxh Hotel Montenegro në sezonin e ri hynë me looby, restorantin dhe pishinën e hapur – mbyllur.

Me këtë u përmbyll cikli i dytë i investimeve. Me partnerin e vet strategjik TUI-në, Karisma revitalizoi sezonin turistik në Ulqin, si në kontekstin e ofertës turistike, ashtu edhe në kontekstin e tërheqjes dhe sjelljes së mysafirëve nga Evropa dhe tregjet më të njohura.

Karisma Hotels & Resorts me inovimet e veta në turizëm do të vazhdojë me investimet e vazhdueshme në hotelet në Ulqin, në mënyrë që të kënaqë me sukses nevojat e të gjithë mysafirëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top