Sunday , July 21 2019
Lajmi i fundit

Karvani i shkrimtarëve vendas: TAKIM LETRAR NË MEDRESENË “MEHMET FATIH”

Karvani i shkrimtareve vendas 2018 aKarvani i shkrimtarëve vendas vizitoi të enjten, më 26 prill 2018, Medresenë “Mehmed Fatih” – Milesh, ku u mbajt takim letrar me shkrimtarët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj, Nikollë Berishaj dhe Hajredin Kovaçi, të cilët për nxënësit dhe mësimdhënësit e Medresesë dhe të shkollave fillore “Mahmut Lekiq” dhe “29 Nëntori” kanë lexuar pjesë nga krijimtaria e tyre. Pjesë e programit janë bërë edhe vetë nxënësit e Medresesë, disa prej të cilëve kanë lexuar krijimet e tyre letrare. Takimi letrar është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Medresenë “Mehmed Fatih”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Me këtë rast, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka dhuruar 35 tituj të botimeve të kësaj shoqate dhe autorëve që bëjnë pjesë në të për bibliotekën e Medresesë “Mehmed Fatih”, si pjesë e aksionit për pasurimin e fondit të librave të bibliotekave të shkollave shqipe në Malin e Zi.

Karvani i shkrimtarëve vendas është ideuar si vizitë e autorëve shqiptarë në Malin e Zi, të cilët janë pjesë e SHAI “Art Club”, dhe e autorëve të tjerë, në shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ai ka për qëllim që nxënësit të njihen me shkrimtarët shqiptarë dhe letërsinë shqipe që krijohet në Mal të Zi, të komunikojnë drejtpërdrejt me autorët, t’i nxisë nxënësit për t’u marrë me krijimtarinë letrare etj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top