Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

“Katastrofat nuk njohin kufij”: PAJISJET EDHE PËR ZJARRFIKËSIT E ULQINIT

Nepogode-logo-MNENë Podgoricë të enjten u prezantuan pajisjet e reja për mbrojtje dhe shpëtim në rast të përmbytjeve të cilat Drejtoria për Situata Emergjente dhe shërbimet e Komunës nga Ulqini, Podgorica dhe Tivari është blerë në kuadër të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij”, të cilin në Mal të Zi e realizojnë FORS Montenegro dhe Drejtoria për Situata Emergjente të MPB-së së Malit të Zi.

Pajisjet përbëhen nga varkat prej gome dhe alumini, motorë për varka, veshje për shpëtimtarët, xhamadanë për shpëtim dhe pajisje të tjera që përdoren gjatë shpëtimit.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri, ndërsa në Mal të Zi e bashkë financon Ministria e Administratës Publike”, thanë nga Drejtoria.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top