Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

KE TO: KËRKOHET NGA DREJTORI QË TË ANULOJË KONKURSIN

Organizata turistike, Turisticka organizacijaKëshilli ekzekutiv i Organizatës turistike (KE OT) Ulqin ka kërkuar nga drejtori i këtij institucion Fuad Haxhibeti që të anulojë konkursin për pranimin e dy punëtorëve në kohë të caktuar, i cili u publikua dje dhe është i hapur edhe shtatë ditë.

„Njëzëri sollëm vendimin me të cilin nga drejtori kërkohet që konkursi të anulohet në afat deri kur është i hapur“, deklaroi kryetari i KE të OT-së Rexhep Taganoviq.

Ai tha se konkursi është i paligjshëm, si dhe pranimi i punëtorëve të rinj i bënë dëm OT-së, që nuk ekziston sistematizimi i vendeve të punës, si dhe që akoma janë të pavendosur katër punëtorë të cilët në punë janë kthyer me vendim të organeve gjyqësore.

Taganoviq shtoi se KE konkludoi që një numër i madh i vendimeve të cilat i solli ky trup në vitin e kaluar nuk u realizua. „Kërkojmë shpjegimin nga drejtori pse kjo gjë nuk ndodhi, gjegjësisht analitiken e programit të miratuar të punës për vitin 2017“, theksoi kryetari i KE të OT Ulqin.

One comment

  1. Jan dy vene pune si jan premtu para zgjedhjeve, tesh ka ardh hesapi mu pagu. Si tan punt tjera

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top